ARKATANA

Ardita Sinani: Serbia mohon flamurin kuqezi, por nuk i thyen shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke dërguar një mesazh të fortë për identitetin kombëtar dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në urimin e saj, Sinani thekson se kjo ditë është më shumë se festë; është nderim për flamurin, pavarësinë dhe substancën kombëtare që formëson identitetin e shqiptarëve. Ajo nënvizon se, pavarësisht diskriminimit nga ana e Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar për shqiptarët e Luginës, komuniteti mbetet i vendosur dhe i pathyeshëm.

Sipas Sinanit, kërkesat e shqiptarëve të Luginës nuk janë politike, por të drejta universale: barazia, demokracia dhe liria. Ajo thekson se këto të drejta u takojnë të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Uji Dea

“Edhe përballë diskriminimit të Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit për shqiptarët e Luginës, ne mbetemi të palëkundur: me rezistencë, me dinjitet dhe me besim të plotë në barazi, demokraci dhe liri”, ka thënë Sinani, duke rikujtuar vendosmërinë e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në fund të urimit, ajo ka dërguar një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë: “Nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, deri te çdo zemër që mban kuqezinë — Ggëzuar festën e Flamurit dhe të Pavarësisë!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.