RCCOLA

Ardita Sinani e quan “simbolikë domethënëse” festimin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka treguar nëpërmes një postimi në Facebook se për herë të parë në Beograd u festua Pavarësia e Kosovës.

Ky organizim u mbajt në rezidencën e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.Sipas Sinanit, njohja e realitetit nga Beogradi është një shans për demokratizimin e Serbisë.

Ajo tha se ky akt i festës në kryeqytetin serb është akt domethënës.“Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë. Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani në Facebookun e saj, ku ka publikuar dhe disa fotografi.

POSTIMI I PLOTË:

UBT

Nën organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht shefi i Zyrës, SH.T.

Ambasadori Jetish Jashari, pata nderin të marr pjesë në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Nga të gjitha, shenimi i përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë.Simbolikë shumë domethënëse.

Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë.

Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor.