United Hospital

Ardit Tahiri mposht Feronikelin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas pushimit rreth tre muajve Superliga e Kosovës në futboll i është rikthyer fushave të blerta të futbollit për ta filluar kampionatin e ri 2021/22.

Risia e këtij kampionati është se edhe në futbollin e Kosovës do të kemi sistemin e VAR-it.

Nënkampionia e Kosovës, Drita, në stadiumin e qytetit në Gjilan në javën e parë ishte nikoqire e Feronikelit.

Futbollistët e Dritës mjaft mirë e filluan ndeshjen në minutën e 13-të, Broja gjuan fuqishëm portieri mysafir Smakiqi mbron.

Almir Ajzeraj në minutën e 25 e 39-të dështon nga pozitat ideale ta mposht Smakiqin e mysafireve.

Mobi Casa

Në fund të pjesës së parë pas një gabimi të mbrojtësit të Dritës, Cuculit, më së miri gjendet Kiqina i cili me mjeshtri mposhtë portierin Rexhepin e Dritës.

Zëvendësuesi Ardit Tahiri, sulmuesi i ri i Dritës, tregon kualitetet e tij për tre minuta.

Së pari në minutën e 77-të kalon tërë mbrojtjen e Feronikelit duke mposhtur Samkiqin.

Tre minuta më vonë edhe njëherë, Tahiri shëtitë mbrojtjen mysafire e me gjuajtje precize sjell skuadrën e tij në epërsi në 2-1, duke i siguruar tri pikët e para në këtë stinorë skuadrës së Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.