KKVITI

Ardit M. dënohet me 13 vjet burg për tregti me drogë dhe falsifikim dokumentesh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ai është përgjigjur para gjykatës në Olten-Gösgen për shkelje të ligjit mbi narkotikët, falsifikim dokumentesh dhe bartje armësh pa leje.

Ardit M*., një shqiptar i ri me prejardhje nga Kosova është përgjigjur para gjykatës në Olten-Gösgen, i akuzuar për shkelje të ligjit mbi narkotikët, falsifikim dokumentesh, bartje armësh pa leje është dënuar me 13 vjet burg. Prokurori kishte kërkuar dënim me 14 vjet burg ndërsa avokati i të gjykuarit, 5 vjet, shkruan solothurnerzeitung.ch.

Arditi akuzohej konkretisht për shitje të 42 kilogramëve të përzierjes së heroinës. Por, duke qenë se gjykata nuk ishte e sigurt për sasinë e heroinës, kosovari u akuzua për shitjen e “vetëm” 33 kilogramëve të përzierjes së heroinës, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, atij gjykata i ngarkon pagesën e shpenzimeve të gjykimit që është një shumë prej 65000 frangash.

Arditi është liruar nga akuza për pastrim parash, për të cilën akuzohej.

HW

Ai kishte mbajtur rolin e shefit në grupin e tregtisë me heroinë e cila kishte si qendër lokalin e atëhershëm të tij, “Cafe Alexander” në Trimbach. Disa nga anëtarët e grupit tashmë janë dënuar.

Ndërkohë që kosovari e kundërshton vazhdimisht pozitën që i ngarkohet në grupin e drogës, ai ka pranuar falsifikimin e dokumenteve dhe mbajtjen e armëve. Ai ka poseduar dy revole dhe një kallashnikov, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj ai kishte falsifikuar pasqyrën e të ardhurave të kompanisë së tij në mënyrë që përmes saj të mund ta blinte me leasing një BMW. Por ai gjithashtu e kundërshton me këmbëngulje akuzën për pastrim parash, një akuzë për të cilën edhe nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme.

*Emri i shifruar

http://www.albinfo.ch/ardit-m-denohet-13-vjet-burg-per-tregti-droge-dhe-falsifikim-dokumentesh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.