Uji Dea

Ardijan Cuculi vulos derbin e 30-të

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Derbi javës së 7-të, në mes Gjilanit dhe Dritës nuk ka prodhuar futboll cilësor ashtu siq është pritur nga dashamirët e futbollit anembanë Kosovës e më gjerë.

Sot në stadiumin e qytetit në Gjilan në praninë e 10,000 shikuesve, në një ambient festivë futbollistik të cilët kanë krijuar tifozët “Skifterat” e “Intelektualët”, ka dëshmuar se qyteti i Gjilanit me të drejt mban epitetin e qytetit të futbollit.

Në praninë e shumë mysafireve në stadium edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe shumë fytyrave politike në Kosovë, kanë parë nga afër festën futbollistike.

Gjatë 90 minutave nuk u pa ndonjë lojë interesante me aksione të shumta, kryesisht ndeshja u zhvillua në gjysmë fushat kundërshtare.

Futbollistët e Dritës kishin më tepër nga loja, ndërsa futbollistët e Gjilanit kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre duke mos krijuar asnjë rast shënimi në portën e portierit të Dritës, Darko Tofiloski.

Në rastin e parë në minutën e 28-të, Xhevdet Shabani nga goditja e lirë rreth 20 metra nga këndi harkon në tollovinë e krijuar më së miri gjendet Ardijan Cuculi i cili plason topin në rrjetën e Haxhihamzës të pafuqishëm.

FIDANISHTJA

Futbollistët e Dritës rrezikojnë edhe në minutën e 35-të, Xhevdet Shabani gjuan furishëm nga 30 metra por Haxhihamza ishte i vëmendshëm.

Futbollistët e Gjilanit të vetmen gjuajtje të cilën e bënë gjatë 90 minutave ishte në minutën e 51-të, kur Progni gjuan nga 18 metra por drejt në duart e portierit Tofilovski.

Trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Skuadra kishte një lloj frige gjatë tërë ndeshjes dhe bëmë një paraqitje jo të mirë, pjesa e dytë ishte katastrofike këtë e mundësuan arbitrat dhe futbollistët e Dritës që qëndronin të shtrirë, Drita fitoi nga një goditje ndërsa asgjë nuk tregoi më tepër”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ka theksuar se fitoren ju dedikon “Intelektualëve”.
“Ne kemi kualitet më tepër se skuadra e Gjilanit, kjo u dëshmua edhe sot duke dominuar në çdo pjesë të fushës, kjo fitore është për tifozët “Intelektualët” ata e meritojnë të festojnë sot”.

Me këtë fitore Drita ngjitet në pozitën e dytë me 14 pikë të tubuara ndërsa Gjilani në pozitë të 6 me 12 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.