RCCOLA

Ardianë Halimi zgjedhet kryetare e USPE-së në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve me shumicë votash studentja e Fakultetit Juridik Ardianë Halimi u zgjodh kryetare e USPE-së dega në Gjilan.

Unioni i Studentëve Pro Europian në Universitetin “Kadri Zeka” ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë. Në mbledhjen e mbajtur të premtën është zgjedhur kryetari i organizatës për qendrën e Gjilanit.

Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve me shumicë votash studentja e Fakultetit Juridik Ardianë Halimi u zgjodh kryetare e USPE-së dega në Gjilan.

Eco Higjiena

Halimi në fjalën e parë të saj si kryetare ka falënderuar kryetarin e deritashëm Fatmir Kastrati për angazhimin dhe kontributin e dhënë, ndërkaq ka theksuar se do të vazhdoj me konsolidim të brendshëm duke hapur organizatën për anëtarësime të reja.

Halimi gjithashtu theksoi se “USPE është simboli i rinisë dhe studentëve të Anamoravës, prej vitit 2010 e deri sot studentët kanë krijuar dhe kanë konsoliduar adresën e tyre studentore në Universitetin e Prishtinës, më pas atë të Prizrenit, të Gjakovës dhe natyrshëm në Universitetin “Kadri Zeka”, prandaj, është detyrë e jona që të angazhohemi për të vazhduar rrugën e ndjekur nga gjeneratat e kaluara, për të ndërtuar e zhvilluar një universitet model.

USPE mbetet organizata me shtrirjen më të madhe studentore në nivel të Republikës së Kosovës./rajonipress/