ARKATANA

Ardian Nuhiu trajneri më i mirë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tekniku i FC Drita, Ardian Nuhiu është shpallur trajneri më i mirë në Kosovë, mirënjohje të cilën e ka marrë nga FFK e të cilën atij ia ka ndarë Muharrem Sahiti, zëvendës selektor i Kosovës.

Nuhiu me Dritën arriti ta kalojë turin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës, derisa gjithashtu u shpall kampion dimri për stinorin vjeshtor të kampionatit.

FIDANISHTJA

Pas marrjes së cmimit ai ka deklaruar:
“Kjo është dita më e lëmtur për mua dhe ekipin tim, e veçantë ngase u cilësova trajneri më i mirë në kampionatin e Kosovës. Falënderoj për këtë shumë njerëz, ngase ishte një kampionat shumë i vështirë. Është nder i veçantë që në një konkurrencë të tillë të shpallesh më i miri. Falënderoj presidentët Valon Murseli e Flamur Bunjaku, drejtorët Feti Murseli e Valon Zymberi, Jetmir Salihun, stafin, Intelektualët dhe sidomos futbollistët”, ka thënë Ardian Nuhiu./rajonipress/