Eko Higjiena

Ardian Nuhiu: Nuk më ka kontaktuar askush nga FC Prishtina

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njëri ndër trajnerët më të mirë pasluftës në Kosovë, padyshim është trajneri nga Shkupi, Ardian Nuhiu, i cili për katër vite në futbollin e Kosovës drejtoi FC Dritën drejt titullit të kampionit, duke lënë gjurmë në futbollin e Kosovës.

Pas shkarkimit të trajnerit të Prishtinës, Ismet Munishi në shumë media është lakuar emri i trajnerit nga Shkupi, Ardian Nuhiu i cili do ta merr pankinën “bardh ekaltër” të Prishtinës.

Eco Higjiena

Trajneri i respektuar nga shumë klube të Kosovës e më gjerë, lidhur me thashethemet se do të jetë trajner i FC Prishtinës ka deklaruar. “Është e vërtet, kam parë disa shkrime se është biseduar me mu lidhur me këtë çështje, por nuk është e vërtet. Për hirë të opinionit dua të sqarohem se nga kryesia e FC Prishtinës askush nuk më ka kontaktuar dhe këto deri tani janë vetëm thashetheme”.

Por, trajneri Nuhiu ka theksuar se nëse e kontakton kryesia e këtij klubi do të uleshim e të bisedojmë. “Nëse do të kisha ndonjë ftesë nga zyrtarët e FC Prishtinës, së pari do ta shikoja projektin e skuadrës se çfarë kërkojnë, aspiratat e klubit, fondin e futbollistëve e kështu me radhë, ne jemi trajner profesionist, sot jemi këtu nesër dikund tjetër kështu e ka karriera e trajnerit – nuk i dihet asnjëherë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.