Fundamenti

Ardian Nuhiu: Në Malishevë udhëtojmë për rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në konferencën e rregullt me gazetar, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Albin Krasniqi, kanë theksuar edhe pse do të jetë vështirë ballafaqimi me Malishevën ata shpresojnë se do të kthehen me rezultat pozitivë.

“Jemi munduar që për këto pak ditë t`i përmirësojmë gjërat nga ndeshja e kaluar ndaj Llapit e cila u tregua një skuadër shumë e papërshtatshme, ne patëm rastet tona, por nuk i konkretizuam. Nesër do të jemi mysafirë ndaj skuadrës së Malishevës e cila është një skuadër shumë e fort me futbollist me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës. Skuadra jonë ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, dhe futbollistët do të japin gjithçka nga vetja që nga ky takim të rikthehemi të pamposhtur”, ka deklaruar trajneri Nuhiu.

Njeriu i parë i pankinës së Dritës, Ardian Nuhiu ka bërë të ditur se në këtë ndeshje do të mungon Ilir Blakqori i cili është i lënduar dhe Hamdi Namani i cili do të pushon për shkak të kartonëve por skuadrës do t`i rikthehet Muharrem Jashari.

Mobi Casa

Futbollisti Albin Krasniqi i cili pati paraqitje të mirë ndaj Llapit, në këtë konferencë ka theksuar. “Brenda pak ditësh jemi përgatitur maksimalisht me shokë për ndeshjen ndaj Malishevës, e cila është një skuadër mjaft e fortë dhe kërkon pikët e shpëtimit. Ne do të mobilizohemi maksimalisht që të marrim pikët e plota nga ky takim, një disponim i tillë është tek të gjithë futbollistët e skuadrës”.

Ndeshja në mes Malishevës e Dritës zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj” në ora 13:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.