ARKATANA

Ardian Nuhiu: Drita është gati për finale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në konferencën për gazetar, para ndeshjes finale kundër Llapit, ka thënë se ekipi i tij është gati për finalen e Kupës së Kosovës. Nuhiu ka shtuar se do të mundohen t’i shfrytëzojnë pikat e dobëta të Llapit.

“Është ndeshje futbolli, i kemi marrë masat. Kam besim te skuadra, gjithçka që kemi përgatitur do t’i nxjerrim në fushë. Kemi përballë skuadër të shkëlqyer. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit. Do të mundohemi të jemi vetvetja. Skuadra jonë ka dëshirë që ta ketë topin, kur nuk e kemi, do të mundohemi ta fitojmë sa më shpejt. Skuadra është e plotë, gati për të dalë në fushë. Duam të shkruam historinë, për Intelektualët, për stafin, për të gjithë”, ka thënë Nuhiu.

Uji Dea

Trajneri Nuhiu, tha se e ka parasysh se përballë do ta ketë skuadrën me sulmin më të mirë këtë edicion. “Skuadra e Llapit, në mos gaboj, është skuadra që ka shënuar më së tepërmi. Kanë sulm të rrezikshëm. Por edhe ne kemi shënuar mjaft. Kjo ndeshje do përqendrim dhe besim maksimal, sepse është vetëm një ndeshje. Jemi të përgatitur për gjithçka, qoftë vazhdimet apo penalltitë”, u shpreh ai.

Drita dhe Llapi do të takohen nesër(e enjte), ne stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja fillon nga ora 20:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.