UBT

Ardian Limani nuk e ndërron Dritën për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Transferimi i futbollistëve në skuadrat rivale, gjithmonë kanë qen problematik, një gjë e tillë tani e disa ditë ka ndodhur me 21 vjeqarin mbrojtësin e Dritës Ardian Limani, por futbollisti më i mirë i Dritës Ardian Limani “vulos” iluzionet se do të kalon tek rivali lokal Gjilani.

Edhe pse është quar shumë pluhur për këtë transfer, Limani ka bërë të ditur, se donë t`i mbetet besnik skuadrës së tij të gjertanishme Dritës edhe për një stinor.

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin e Kosovës, Ardian Limani ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Dritës duke shuar emocionet e dy klubeve. “Kam pasur kontakt me skuadrën e Gjilanit, por dua t`i mbetem besnik Dritës, edhe pse kam pasur një ofertë të jashtëzakonshme nga Gjilanasit, dua t`i ndihmoj skuadrës së Dritës në sfidat e ardhshme në Superligën e Kosovës” ka thënë talenti 21 vjeçar i Dritës Limani.

Mbrojtësi i Dritës për herë të parë, pasë euforisë së këtij transferi për rajonipress ka qartësuar se cilat ishin shkaqet për qëndrimin e tij tek ,,bardh e kaltertit,, e Dritës. “Nuk kam mundur të kaloj tek Gjilani, pasi e kam ndier veten se po i tradhtoj tifozët e Dritës “Intelektualët”. Dëshira ime ishte që gjatë karrierës sime ta kem trajner Bekim Isufin, por edhe dashurin që kam ndaj Dritës, për këtë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dritës” ka thënë ai.

Fundamenti

Limani ka falënderuar interesimin e Gjilanit që të jetë pjesë e tyre, ai ka refuzuar edhe skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën.

Ndërmjetësuesi i Dritës gjatë transfereve të futbollistëve, në taborin e Dritës Fisnik Kërqeli, për kalimin e Limanit në Gjilan thotë se nganjëherë as të hollat nuk bëjnë punë, për transferin e Limanit në Gjilan ka qen vetëm ëndërr e tyre, por realiteti nuk përputhet me dëshirat e tyre.

Një transfer i mundshëm, por i dështuar i futbollistit të Dritës Betim Syla, në skuadrën rivale të Gjilanit, nuk ndodhi para disa ditësh. Edhe pse gjithçka kishte përfunduar, në momentet e fundit ky transfer nuk u realizua, duke bërë të ditur se rivaliteti sportiv në mes Gjilanit e Dritës është i madh./rajonipress/