Hidromorava

Ardian Limani: Në Podujevë kërkojmë tri pikë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Apetitet e skuadrës “bardh e kaltër” të Dritës, janë rritur me të madhe pasi mposhtën Feronikelin në javën e 19-të, kësaj radhe kërkojnë viktimë e tyre të jetë skuadra e Llapit e cila dimëroi në pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët nuk startuan ashtu siç duhet, pasi në ndeshjen e parë në stinorin pranverore u mposhtën nga Prishtina duke humbur kryesimin e tabelës.

Fundamenti

Futbollistët e Dritës si asnjëherë më parë janë të vendosur që nga Podujeva të kthehen me gjah të plotë, këtë e konfirmon kapiteni dhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Ardian Limani.
“Ne nuk kemi se çka të kalkulojmë udhëtojmë në Podujevë për tri pikë, e dimë se skuadra e Llapit ka futbollist mjaft cilësor por ne kërkojmë fitore vetëm në këtë mënyrë mundemi ti arrijmë synimet tona. Në taborin tonë gjithçka është në rregull dhe mezi presim të zbarkojmë në fushë dhe të dëshmojmë se skuadra e Dritës në këtë stinor ka ambicie shumë serioze për titull të kampionit, për krah skuadrës do të kemi edhe futbollistin e 12-të, “Intelektualët” të cilët do t’ja mësyjnë qytetit të Podujevës”, ka bërë të ditur kapiteni i Dritës, Ardian Limani.

Pas 19-të javëve të zhvilluara Drita zë pozitën e tret me 33 pikë, ndërsa Llapi në pozit të dytë me 34 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.