FITORJA

Ardian Limani: Në derbi kërkojmë 3 pikë, së bashku me “ushtrinë” tonë Intelektualët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk ka dyshim se sa herë zhvillohet derbi lokal i qytetit të Gjilanit dhe i futbollit Kosovar, emocionet gjithnjë bëhen më të forta dhe nuk kursehet asgjë për të mirën e futbollit.

Kapiteni i Dritës dhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, qendërmbrojtësi Ardian Limani, i cili është shtyllë e mbrojtjes së klubit “bardh e kaltër” të Dritës, mezi pret që të përballet me rivalin lokal Gjilanin.

Limani me të drejt shton se për klubin e tij, kjo ndeshje ka peshën më të madhe gjatë tërë këtij kampionati.
“Edhe pse kanë mbetur edhe 4 javë gjerë në përfundim të kampionatit, sfida ndaj rivalit lokal është sfida më e rëndësishme e këtij kampionati dhe është e paparashikueshme, në këso derbi vendosin gabimet më të vogla. Është një ndjenjë e veçantë gjithmonë kur përballësh në derbi lokal, por ma e veçantë është kësaj radhe pasiqë ne jemi në luftë për titull të kampionit dhe përpos fitores alternativë tjetër nuk kemi, por këtë mundemi ta arrijmë përmes lojës së mirë që do të zhvillojmë. Si kapiten e ndjej vetën të obliguar që këtë sfidë t`i udhëheq bashkëlojtarët e mijë drejt triumfit që ka vlerën e tri pikëve të mëdha”.

Uji Dea

Qendërmbrojtësi Limani, të arriturat e skuadrës së tij ja dedikon tifoklubit “Intelektualëve”.
“Çdo rezultat i arritur lidhet ngushtë me “Intelektualët”, pasiqë ata janë “ushtria” jonë e pa ushtri nuk ka as betejë. Ne kemi tifozët më të mirë në trojet shqiptare ata janë motivi ynë, ne as që kemi nevojë t’ju bëjmë thirrje për derbi ata janë të vetëdijshëm se sa të rëndësishëm janë për klubin, por një e di se ata do të japin ligjërata të reja në shkallët e stadiumit, e neve na mbetët që në fund t`i gëzojmë ata dhe të vazhdojmë rrugën drejt titullit”, përfundon kapiteni Limani.

Derbi lokal zhvillohet të mërkurën duke filluar në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.