ARKATANA

Ardian Limani: Do të luftojmë për tifozët

/ 2 minuta lexim
HW

Para ndeshjes derbi kundër Gjilanit, kapiteni i skuadrës së Dritës, Ardian Limani, ka deklaruar se lojtarët e Dritës do të luftojnë për tifozët që nuk do të jenë prezent në stadium.

“Për shkak kohës së shkurtë nuk kemi mundur të analizojmë shumë kundërshtarin, por e dimë çfarë force kanë dhe ne jemi të përqendruar në forcën tonë. Nëse ne arrijmë të dalim te loja jonë atëherë nuk eshë problem kundërshtari. Mendoj se nuk është atmosfera e njëjtë në derbi për shkak të mungesës së tifozëve, por ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe pikëve kështu që do ta japim maksimumin që ta fitojmë atë”, theksoi kapiteni Limani.

HW

Ndërsa, sipas kapitenit bardhë e kaltër, Ardian Limani derbi pa tifozë po zbehet dhe është hendikep edhe për futbollistët në fushë. “Ne jemi në cilësinë e vendasit dhe kur kemi përkrahje të “Intelektualëve” na shtyjnë përpara dhe gjithmonë kur ata janë prezentë ne kemi rezultate më të mira. Ne si futbollistë kemi bërë kërkesë që ndeshja të zhvillohet diku tjetër, por Federata është përgjigjur që është e pamundur dhe ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. Mirëpo ajo që e dimë është që sytë i kanë të gjithë tek ne dhe do të luftojmë për ta që t’i shpërblejmë me fitore, sepse e dijmë që edhe ata e vuajnë faktin që do të mungojnë në stadium”, përfundoi kapiteni Limani.

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën nga ora 13:00, tek fusha me bari sintetik (tek rrethi)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.