Ardian Gjini: Mustafa po argëtohet me pozitën e Kryeministrit
Nënkryetari i Parë i AAK’së, Ardian Gjini, ka vendosur të kthehet në Gjakovë dhe të përgatitet për të garuar në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vitin 2017.
“Unë do të jem kandidat për Kryetar të Komunës”, ka thënë Ardian Gjini, në një intervistë, për Gazetën Express.
Gjini ka folur edhe zgjedhjet në AAK, reformat, Gjykatën Speciale si dhe për emrat e atyre që do të gjykohen nga ky mekanizmin i drejtësisë.
Gjini është i bindur se Qeveria LDK-PDK nuk do të shkojë deri në fund derisa thotë se Lideri i LDK’së po argëtohet me pozitën e Shefit të Qeverisë.
“z. Mustafa është duke u argëtuar me pozitën e të qenit Kryeministër. Ai është duke u argëtuar e jo të tjerët”, ka thënë Gjini, për Gazetën Express.Çka thotë Ardian Gjini për njerëzit që do të ndiqen nga Gjykata Speciale?
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se është problem publikimi i listave të atyre që do të gjykohen nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se as Prokurori i rastit s’i di emrat e atyre që do të ndiqen penalisht pasi ende s’i ka kryer hetimet.
Ardian Gjini godet gjysmën e deputetëve të Parlamentit
Njëri prej udhëheqësve të AAK’së, Ardian Gjini, ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se gjysma e deputetëve s’është dashur të jenë aty. Shikojeni se çka thotë Gjini për përbërjen aktuale të Kuvendit.


