Fundamenti

Ardian Gjeloshi, referon në Universitetin e Cyrihut mbi tregun e patundshmërive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse” nga Cyrihu, Ardian Gjeloshi ka referuar në Universitetin e Cyrihut lidhur me tregun e patundshmërive në Zvicër.

Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi

Presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse” nga Cyrihu, Ardian Gjeloshi ka referuar në Universitetin e Cyrihut lidhur me tregun e patundshmërive në Zvicër

Sa dinamik është tregu zviceran i patundshmërive? Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provon crowdhouse t`i zgjidhë? Po ashtu: kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në patundshmëri? Ardian Gjeloshi, president i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse”, ka ligjëruar më 22 maj në Universitetin e Cyrihut për këto dhe çështje tjera., shkruan albinfo.ch, duke iu referuar faqes së internetit të kompanisë së përmendur.

Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi.

HW

Ardian Gjeloshi, në faqen e internetit të kompanisë që udhëheq, sqaron arsyet që e kanë shtyrë të pranojë ofertën e dy docentëve të përmendur.

“Tregu zviceran i patundshmërive sot është edhe më tutje domen i investuesve institucionalë. Pikërisht në këtë fushë nuk është aq e thjeshtë të fitohen njohuri praktike. Me crowdhouese, ne duam që tregut të patundshmërive t`ia japim një shkëlqim të ri me inovacionet teknike dhe modelet e reja, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye jam ndier shumë i kënaqur që këtë temë ta reflektoj nga perspektiva ime prej ndërmarrësi para një publiku të ri dhe të interesuar.

Ardian Gjeloshi është specialist i degës së re të ekonomisë në Zvicër “fintech” (teknologji financiare). Muaj më parë ai dhe kompania që drejton ka ndarë çmimin e parë në Zvicër, të ndarë në kuadër të konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change”.

http://www.albinfo.ch/ardian-gjeloshi-referon-ne-universitetin-e-cyrihut-mbi-tregun-e-patundshmerive/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.