Fundamenti

Ardian Azemi: Varrezat e qytetit në Gjilan janë stërmbushur, komuna duhet të veprojë urgjentisht

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ardian Azemi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan ka reaguar publikisht lidhur me gjendjen e varrezave të qytetit, duke alarmuar se kapacitetet ekzistuese janë tejmbushur dhe se mungesa e hapësirave për varrim po shndërrohet në një problem serioz për qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Azemi ka deklaruar se varrezat e qytetit tashmë janë mbushur, madje stërmbushur, duke theksuar se pothuajse nuk ka më vende të lira për varrime.

“Kjo situatë nuk është më çështje që mund të shtyhet. Është problem serioz, i ndjeshëm dhe urgjent, që prek çdo familje”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Në reagimin e tij, Azemi ka kritikuar edhe qeverisjen komunale për mungesë veprimi në zgjidhjen e këtij problemi, duke përdorur ironi ndaj kryetarit të komunës.

“Mirë është me i hapë varret tani e tutje para zyrës së kryetarit, ndoshta i kujtohet se duhet me ba diçka”, është shprehur ai.

Çështja e zgjerimit apo gjetjes së një lokacioni të ri për varrezat e qytetit ka qenë temë diskutimi edhe më herët, ndërsa reagimi i fundit rikthen në vëmendje nevojën për një zgjidhje institucionale sa më të shpejtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.