UBT

Ardian Azemi: Pushtetarët e Gjilanit janë për gjynah, sa servil aq edhe të paaftë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ky mentalitet qeverisës e shkatërroi Kosovën. Nuk kalon një ditë që nuk flasin për rritje të buxhetit të shtetit, ndërsa në terren s’ka investime, nuk ka zhvillim, por ka skandale, ka mega skandale ka shkruar Ardian Azemi i AAK-së..

Postimi i plotë i Ardian Azemit:

Duke e pa dinamiken e punimeve në rrugën Gjilan – Kllokot dhe nga fabrika e baterive deri tek bunari i Perlepnicës, kam frike se punimet ndoshta, them prapë, ndoshta përfundojnë pak para pushimeve të bashkatdhetarëve në vitin 2024.

UBT

Ky mentalitet qeverisës e shkatërroi Kosovën. Nuk kalon një ditë që nuk flasin për rritje të buxhetit të shtetit, ndërsa në terren s’ka investime, nuk ka zhvillim, por ka skandale, ka mega skandale.

Për qeverinë komunale në Gjilan, paj te shkolla fillore “Thimi Mitko” me pas shku me i lypë, ma të afte i kishim gjetë. Këta janë për gjynah, sa servil aq të paaftë ka shkruar Ardian Azemi i AAK-së./rajonipress/