Ardian Azemi pret nga Riad Rashiti të reagoj, sepse Alban Hyseni i ka duart e lidhura

Gjilan – Mezi po pres me pa reagimin e drejtorit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti tu reagu për aferën e fundit, manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport. E përmenda drejtorin Rashiti për shkak se ai i ka financat, dhe assesi nuk mundesha me bindë veten se ai e lejon një gjë të tillë, sepse kur e nisi mandatin, e nisi si me hyxhym. Kryetari nuk guxon me reagu, ose edhe nëse reagon, s’ka fuqi me ndërmarr diçka, nëse ndërmerr e që duhet me vepru, i vjen puna me u largu nga Vetëvendosje sepse i ka duart e lidhura. Nëse më pyesni pse, edhe këtë ua them porse nuk pyesin sepse e dinë që unë e di që ata nuk lejojnë me qeverisë kryetari por vet ata që e kanë nxjerr kandidat. Pra, keni kërkuar ndryshim, e keni ‘ndryshimin’ ka shkruar Ardian Azemi i AAK-së.
Për një gjë ju garantoj; Gjilani ka me ardh në një situatë kur ka me na u dhimtë me pa.
Ju kanë mashtruar. S’ka diskutim për këtë. Nuk jemi kanë as ne engjëj, por në qeverinë Haradinaj Gjilani e Anamorava për herë të parë përjetuan investimet nga pushteti qendror. Për herë të parë e pamë kryeministrin rrugëve e projekteve nëpër Anamoravë e për Gjilanin.
Pra, çka keni me i thënë atyre që i keni quajt hajna e kriminelë? A?
Me hajna, me hajna, a ka komunë?
A për të tilla ndryshime e keni pasur fjalën a?
Marre bre!