Ardhja e mërgimtarëve shton aksidentet në Gjilan

Gjilan – Muajt korrik dhe gusht kohë kjo kur vijnë mërgimtarët shton edhe numrin e aksidenteve thotë për rajonipress Enver Murtezi shef i emergjencës. Vetëm të martën ndihmë nga aksidentet kanë kërkuar 8 persona tha Murtezi.
Me ardhjen e mërgimtareve në Gjilan rritet edhe numri i aksidenteve në trafik, shtohen rrahjet natën, dehjet me alkool etj raporton rajonipress.
Vetëm të martën kanë ndodhur disa aksidente trafiku ku janë përfshirë veturat e mërgimtarëve, derisa ndihmë kanë kërkuar 8 persona.
Enver Murtezi shef i emergjencës në Gjilan thotë për rajonipress se zakonisht në muajt korrik dhe gusht dominojnë aksidentet. “Në muaj korrik dhe gusht rritet numri i aksidenteve sepse vijnë mërgimtarët. Gjithashtu kur vijnë mërgimtarët shtohen edhe rastet e dehjeve nga alkooli, rrahjet natën dhe kjo krijohet nga gëzimi i tyre, por edhe shfrenimi i tepruar” thotë ai.
Murtezi bënë apel tek vozitësit që të kenë kujdes sepse është e pafalshme që në pikë të ditës dhe në qendër të qytetit të ndodhin aksidente nga mërgimtarët.
Edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se muajin e fundit janë shtuar aksidentet të cilat dominojnë kryesisht nga pakujdesia.”Ne u bëjmë apel mërgimtarëve dhe të tjerëve në trafik që të kenë kujdes maksimal gjatë ngasjes së veturave qoftë në kolonë apo në trafik”./rajonipress/