RCCOLA

Ardhja e mërgimtarëve rritë aksidentet, lëndimet e rrahjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Enver Murtezi shef i emergjencës në Spitalin e Gjilanit tha se muaji korrik dhe gusht kur edhe vijnë mërgimtarët shton aksidentet, rrahjet dhe lëndimet. Edhe këtë vit po ndodhë e njëjta situatë sepse më shumë kemi aksidente e rrahje sesa kërkesa të pacientëve për shkak të temperaturave të larta.

Emergjenca e spitalit të Gjilanit është në gjendje të pres fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e temperaturave të larta apo ushqimeve të ndryshme e të pakontrolluara.

Por këtë brengë nuk e ka në agjendë shefi i emergjencës Enver Murtezi pasiqë siç thotë ai për rajonipress muaji korrik dhe gusht kur kryesisht vijnë mërgimtarët rritë numrin e aksidenteve në trafik, të lëndimeve dhe të rrahjeve.

RCCOLA

Murtezi tha se javën fundit ka një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë edhe nga vapa e madhe e që kryesisht janë moshat e vjetra dhe ata me sëmundje kronike.”Për ne brengosëse dhe shqetësuese janë aksidentet, rrahjet e lëndimet. Këto raste shtohen me ardhjen e mërgimtarëve” tha Murtezi.

Murtezi tha se vetëm javën e fundit kemi pasur aksidente me fatalitet, rrahje masive e lëndime nga më të ndryshmet.

Edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se me ardhjen e mërgimtareve shtohet edhe numri i veturave dhe kjo është e natyrshme që e rritë edhe numrin e aksidenteve tha ai/rajonipress/