RCCOLA

Ardhja e mërgimtarëve e ngjallë jetën në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Tashmë ka nisur ardhja e mërgimtarëve dhe menjëherë vërehet gjallëria, zhurma e të rinjve që frekuentojnë pjesët më të mira të qytetit, thjesht Gjilani duket më ndryshe sepse në mesin e saj janë ata që për shumë vite mbajnë gjallë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore e sportive në Gjilan.

Ardhja e mërgimtarëve e ka ngjallur jetën në çdo fushë të qytetit të Gjilanit. Kudo sheh mërgimtar teksa vizitojnë të afërmit e tyre, rritet frekuentimi i minimarketeve të mëdha, shtohet trafiku, shtohen aktivitetet, rritet zhurma e mirë që lënë pas të rinjtë e të rejat e shumta.

Arsimi një mërgimtar gjilanas thotë se mezi pret që të shoh gjeneratën e tij.”Jam mërzitur për të afërmit e mi, për shokët e gjeneratës dhe për gjithçka që ndodhë në Gjilan. Pash edhe disa investime, nuk më pëlqen kjo situatë kur në prag të ardhjes sonë fillojnë të dalin në teren” thotë Arsimi.

RCCOLA

Lumnija një mërgimtare tjetër thotë se Gjilani ka traditë të mikpritjes për mërgimtarët.”E di që sa herë që vijmë ka aktivitete të ndryshme dhe kjo vërtet na bënë krenar sepse fëmijët dëshirojnë të argëtohen nga këto aktivitete” shprehet ajo.

Ndërkohë Komuna e Gjilanit pritet të bëjë publike kalendarin e aktiviteteve të shumta të parapara për mërgimtarët këtë vit./rajonipress/