Arbnor Muja shënon penalltinë, kalon në finale të Kupës së Belgjikës

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, është afër të fitoj trefeun e parë me skuadrën e Antwerpit.

Skuadra belge është kualifikuar në finale të Kupës, pasi sonte në gjysmëfinale mposhti skuadrën e Royale Union, paa ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.

Muja ishte njëri nga futbollistët të cilëve iu besua penalltia, dhe ish-sulmuesi i Dritës u tregua i sakt nga pika e bardhë.

Antwerpi në finale do të luajë kundër Mechelenit./IndeksOnline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS