Arbnor Muja shënon dhe asiston në fitoren e Antwerpit

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja po vazhdon me paraqitje të mira në Belgjikë.
24-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim për skuadrën e Antwerpit në fitoren 3-0 ndaj Westerlo, shkruan IndeksOnline.
Muja shënoi golin e tretë në minutën e 84-të, ndërsa më herët asistoi për Bataille te goli i dytë.
Ky ishte goli i dytë për Arbnor Mujën këtë sezon me Antwerpin./IndeksOnline/