Hidromorava

Arbnor Muçolli sërish protagonisti kryesor në fitoren minimale të Goteborgut

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ekipi i Goteborgut ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Brommapojkarna, me Arbnor Muçollin si protagonistin kryesor të ndeshjes.

Në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për javën e 23-të të futbollit suedez, Muçolli shënoi me stil nga pika e penalltisë, me atë që njihet në botën e futbollit si ‘panenka’. Ky gol erdhi në minutën e 62-të të takimit.

Me këtë gol, Muçolli kap shifrën e pesë golave të shënuar në kampionat, teksa numëron edhe dy asistime.

Mobi Casa

Në këtë takim, debutoi gjithashtu edhe Astrit Selmani që është njëherësh bashkëlojtar me Muçollin. Ai luajti 86 minuta në këtë takim para se të zëvendësohej disa minuta pa përfunduar ndeshja nga trajneri Jens Askou.

Për ekipin kundërshtar në fushë u paraqit edhe Leonard Zuta, i cili u fut në lojë nga banka rezervë në minutën e 79-të të takimit.

Pas kësaj ndeshje, të dy ekipet kapin kuotën e 26 pikëve me Goteborg që renditet në pozitën e 11-të në tabelë dhe me Brommapojkarna në të 12-tën respektivisht./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.