United Hospital

Arbnor Morina: Respekt për Trepçën’89, por synojmë fitoren

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nesër në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra “bardh e kuq” e Gjilanit, është nikoqire e kampionit aktual të futbollit të Kosovës, Trepça’89, ndeshje e vlefshme në kuadër të javës së 16-të, të Superligës së Kosovës në futboll.

Djelmoshat e trajnerit Arbnor Morinës, për këtë ballafaqim i cili konsiderohet derbi i kësaj jave, gjatë ditëve të kaluara janë përgatitur maksimalisht.

UBT

Për trajnerin, Arbnor Morina, ky ballafaqim pritet si në të gjitha ndeshjet gjerë më tani.
“Në respektojmë skuadrën e Trepçës’89, në radhët e saja ka futbollist mjaft të mirë, por kanë edhe një trajner mjaft cilësor, i cili din çka kërkon gjatë 90 minutave. Ne do të hyjmë si gjithmonë për fitore pasiqë kam shumë besim tek futbollistët e mijë, edhe kësaj radhe do të paraqitemi me lojë të mirë dhe synojmë fitoren e radhës për ti kënaqur tifozët “Skifterat”, të cilët po na përkrahin me zemër, unë dhe futbollistët e mijë do të japim më të mirën që tifozët tanë të krenohen me klubin e tyre, dhe është një rast i mirë që nesër stadiumi të stërmbushet me tifozët tanë që janë më të mirët në Kosovë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.