UBT

Arbnor Morina: Ndeshje e rëndësisë së madhe për Prishtinën e Gjilanin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Java e 28-të, në Superligën e Kosovës në futboll, mund të qartëson shumë gjëra në tabelën e klasifikimit.

Ndeshja më interesante zhvillohet në Gjilan, në mes Gjilanit e Prishtinës, ku të dy ekipet kërkojnë pikët e tyre të domosdoshme.

Prishtina e cila radhitet në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Feronikelin në pozitën e parë, kërkon tri pikë të vlefshme për titull të kampionit, ndërsa “bardh e kuqët” e Gjilanit kërkojnë pikët e mbijetesës pasiqë pozicionohen në pozitën e 7 me 35 pikë, ndërsa larg barazhit është vetëm tri pikë larg nga skuadrat e Ballkanit e Flamurtarit.

Uji Dea

Ish-trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, i cili një kohë të gjatë udhëhoqi Gjilanin me suksese, tani drejtor i “bardh e kaltërve” të Prishtinës, para ndeshjes derbi e cila zhvillohet të shtunën ka deklarua.
“Është një ndeshje me rëndësi të madhe për dy skuadrat, ne për titull ndërsa Gjilani për mbijetesë, ballafaqimet e dy klubeve gjithmonë kanë sjell futboll cilësor dhe rezultate të paparashikueshme. Në Gjilan udhëtojmë për të treguar futboll cilësor dhe natyrisht kërkojmë pikët e plota nga ky takim e dimë se do të jetë shumë vështirë pasiqë edhe skuadra e Gjilanit kërkon pikët nga ky takim por ne do të japim maksimumin për rezultat pozitiv, pasiqë gjerë në fund kanë mbetur edhe pak ndeshje dhe çdo ndeshje tani është finale”, ka bërë të ditur drejtori i Prishtinës, Arbnor Morina.

Skuadra nga kryeqyteti Prishtina në dy ballafaqimet e kampionatit e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0 dhe 0-3.

Në javën e 29-të, Gjilanin e pret edhe një ballafaqim shumë i vështirë pasiqë udhëton për tu takuar me Feronikelin, ndërsa Prishtina në shtëpi e pret Drenicën./rajonipress/