Fundamenti

Arbnor Morina kryen operacionin e parë me sukses

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Trajneri i KF Gjilanit dhe njëri ndër trajnerët më të mirë në futbollin e Kosovës, sot pasdite me sukses ka kryer operacionin në lukth.

Me të marrë lajmin për gjendjen shëndetësore të tij tifozët e KF Gjilanit, “Skifterat”, i kanë uruar shërim sa më të shpejt ndërsa ata kanë bërë të ditur se do të jenë përkrah trajnerit të tyre të respektuar, Arbnor Morinës.

Morina edhe pse në gjendje të lodhur shëndetësore, si gjithmonë ashtu siç është transparent dhe i dashur për sportist e qytetarë, ka bërë të ditur për gjendjen e tij shëndetësore.
“Sot kam kryer një operacion në lukth në orët e pasdites dhe jam nën narkoz, por gjendja është stabile, ndërsa pas disa javësh apo ditësh do t`i nënshtrohem edhe një operacioni tjetër në idhëz”.

Mobi Casa

Morina nga zemra i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira.

Ndërsa ne, ja bashkangjesim të gjitha urimet më të mirat për shëndetin e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.