United Hospital

Arbnor Morina: Kërkoj rezultat pozitiv me Flamurtarin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ndeshja e fundit e javës së 19-të, të Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet nesër në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë, në mes Flamurtarit dhe Gjilanit.

Skuadra e Gjilanit pritet nesër në kryeqytet nga “kuq e zinjët” e Flamurtarit, ku do të zhvillohet një ballafaqim i paqartë gjatë 90 minutave.

Skuadra e Flamurtarit e cila në afatin dimëror ka larguar shumë futbollist nga skuadra por edhe ka freskuar skuadrën me futbollist cilësor, për ti shmangur pozitat e fundit në Superligën e Kosovës.

ARKATANA

Për trajnerin e Gjilanit, Arbnor Morina, stinori pranveror do të sjell shumë ballafaqime me rezultate të papritura, pasiqë shumë skuadra janë përforcuar me të madhe gjatë pushimit të dimrit.

Morina në përballje me Flamurtarin, nesër në kryeqytet ka theksuar.
“Nuk ka dyshim, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, Flamurtari nga kjo përballje nuk ka çka të humb do të kërkon pikët e mbijetesës. Por ne do të shkojmë me qëllime të qarta, do të zhvillojmë lojën tonë dhe të marrim rezultatin e dëshiruar, pasiqë në radhët e Flamurtarit janë disa futbollist me eksperiencë të mirë futbollistike dhe me futbollist të rinj nga stinori i kaluar. Ne do të jemi të hendikepuar do t’na mungon Shaqiri dhe Kosumi, por unë besoj fuqishëm në futbollistët e mijë në këtë përballje të parë pranverore”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.