ARKATANA

Arbnor Morina: Jam i lumtur që jam pjesë e derbit më të madh Kosovar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Trajneri i “kuq e bardhëve” të Gjilanit, Arbnor Morina, i cili konsiderohet njëri ndër trajnerët më të mirë në futbollin e Kosovës i cili ka stabilizuar KF Gjilanin dhe po drejton në binarët e duhur, para sfidës së derbit me rivalin lokal Dritën, ka porositur dashamirët e futbollit.

“Të shtunën zhvillohet derbi i madh lokal dhe atij Kosovar në mes Gjilanit dhe Dritës, për mua është një kënaqësi ta përjetosh rivalitetin sportiv dhe për këtë jam i lumtur që i takoj këtij derbi fantastik. Unë me futbollistët e mijë dëshiroj që edhe kësaj here të tregojmë që ky derbi fillon dhe mbaron me lojë të mirë dhe spektakël dhe këso ndeshje i duhen futbollit Kosovar”.

FIDANISHTJA

Morina ndihet krenar që në shkallët e stadiumit do të jenë dy tifozërit kundërshtare “Skifterat” dhe “Intelektualët”.
“Dy tifozërit janë mjeshtër të llojit të vet për të krijuar atmosferë futbollistike, e mbi të gjitha jam i lumtur që asnjë herë gjerë më tani nuk ka ndodhë as ma i vogli ekses dhe kjo duhet të lavdërohet, dhe futbollistët në fushë duhet ti shpërblejnë me angazhimin e tyre”.

Morina ka bërë të ditur se në radhët e Gjilanasve do të kenë disa mungesa.
“Në radhët tona i kemi disa mungesa por ata që do të paraqiten në fushë do të japin gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv dhe për të nderuar ngjyrat e klubit, ndërsa tifozët tanë “Skifterat” edhe kësaj radhe do ti kemi mbështetës të pakontestueshëm dhe ju bëj apel që vetëm në mënyrë sportive nderoni emrin e juaj dhe ngjyrat e klubit”, ka përfunduar trajneri Arbnor Morina./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.