Uji Dea

Arbnor Morina: Besoj në futbollistët e mi në derbi me Prishtinën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Derbi i javës së VI-të, në Superligën e Kosovës në futboll, zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Gjilan në mes Gjilanit dhe skuadrës nga kryeqendra Prishtina.

Dy skuadrat kanë startuar mjaft mirë në 5 ndeshjet e kaluara, Prishtina renditën në pozitën e 2 me 10 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë Gjilani me 9 pikë.

Për trajneri e “bardh e kuqëve” të Gjilanit, Arbnor Morina kjo ndeshje është si të gjitha ndeshjet e kaluara ku sipas tij në futboll asnjëherë nuk ka favorit absolut.
“Skuadra e Gjilanit po i zhvillon ndeshjet derbi pas derbit, në ballafaqim me Prishtinën ndeshjes do t`i qasemi për tri pik të reja edhe pse në formacion do të mungon Mustafa e Sherifi për shkak lëndimeve, por ne kemi vendosur të vazhdojmë me lojëra të mira dhe rezultate pozitive, unë jam shumë optimist dhe besoj në futbollistët e mi se do të japin maksimumin në këtë derbi futbollistik të Kosovës”, ka bërë të ditur Arbnor Morina.

UBT

Morina i cili ka një respekt të veçantë tek tifozët “Skifterat”, para derbit ka një porosi të veçantë.
“Dua që nesër në mënyrë masovike t’ju mësyni shkallëve të stadiumit për të përkrah skuadrën e zemrës suaj të dëshmoni se keni kulturë sportive dhe të jeni shembull në futbollin e Kosovës, se futbolli nesër as nuk fillon e as nuk mbaron andaj rast i mirë të jemi shembull si në fushë një ashtu edhe në tribuna”.

Skuadrës së Prishtinës për herë të parë do ti prijë trajneri i mirënjohur nga Shqipëria, Mirel Josa.

Skuadra e Gjilanit në javën e V-të, kishin mposhtur në Mitrovicë kampionin aktual Trepçën ’89, ndërsa Prishtina në shtëpi të saj Vllaznin e Pozheranit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.