Uji Dea

Arbnor Morina: As futbollistët e as trajnerët nuk e udhëheqin politikën e klubit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Mos marrëveshjet brenda klubit të Gjilanit dhe grupacionet e bëra në dy pjesë ka bërë që disa tifoz të KF Gjilanit “Skifterat” të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikës së klubit e cila po udhëhiqet.

Ata sot kanë ndërprerë edhe stërvitjet e futbollistëve duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryesisë aktuale në KF Gjilan.

Njëri ndër trajnerët më cilësor në futbollin e Kosovës trajneri aktual i KF Gjilanit Arbnor Morina i cili në opinionin futbollëdashës të Kosovës njihet si njëri ndër trajnerët me transparent që kemi.

ARKATANA

Lidhur me gjendjen e sotme të ndërprerjeve të stërvitjeve Morina theksoi. “Ne sipas planit tonë sot kemi pasur të stërvitemi, por për arsyet e njohura zhveshtoret ishin të mbyllura nga simpatizuesit e klubit, ne e diskutuam me ta dhe nuk na mbeti tjetër pos të vijmë të hënën dhe të shohim se çka do të bëhet brenda 48 orëve”.

Morina thekson se futbollistët e kanë për detyrë të luajnë ndërsa trajneri t`i udhëheqë ata në sfidat e tyre. “As unë e as futbollistët nuk e udhëheqim politikën e klubit, janë tjerë njerëz që udhëheqin klubin ne jemi argatë të tyre por kjo çka po ndodhë nuk i ka hije KF Gjilanit dhe shpresoj që përfundimisht do të arrihet stabilizimi i klubit”.

Morina i cili është një njohës i mirë edhe i futbollit Evropian ka një porosi për të gjithë.
“Të gjitha këto janë kalimtare, ka hidhërime e pajtime ka ardhje e largime të kryesive të ndryshme e donatorëve të ndryshme, por kuptone një se simpatizuesit dhe klubi do të mbeten të përhershëm, kisha bërë apel edhe në emër të futbollistëve që çështja të zgjidhet sa më shpejt në këtë mënyrë vetëm klubi shkatërrohet”, ka porositur trajneri Arbnor Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.