Fundamenti

Arbitrazhi, zgjidhje për demarkacionin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Arbitrazhi Ndërkombëtar vlerësohet si opsioni më i mirë për tejkalimin e krizës për demarkacion me Malin e Zi. Derisa përfaqësuesit e koalicionit qeverisës po kërkojnë kompromis për tejkalimin e kësaj çështjeje, analistët dhe opozita e preferojnë Arbitrazhin si opsion të fundit për t’i dhënë fund marrëveshjes “kontroverse” me Podgoricën.

Pas tërheqjes së Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës së votave për ratifikim, Arbitrazhi Ndërkombëtar vlerësohet si zgjidhja e mundshme për problemin e shënjimit të kufirit me shtetin fqinj.

UBT

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës theksojnë nevojën e arritjes së konsensusit politik, ndërsa opozita dhe njohësit e kësaj problematike thonë se Kosova dhe Mali i Zi mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për ta definuar vijën kufitare në mes të këtyre dy shteteve dhe në këtë formë të përfundohet kriza njëvjeçare e shkaktuar nga nënshkrimi i marrëveshjes në Vjenë, më 26 gusht 2015./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.