ARKATANA

Arbër Zeneli për herë të parë titullar për Reims

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Arbër Zeneli do të debutojë si titullar për Stade de Reims, pas tri paraqitjeve radhazi nga banka rezervë që prej se u transferua në Ligë 1 nga Heerenveni në afatin kalimtar të janarit.

Zeneli do ta nisë nga minuta e parë takimin kundër Montpellier për Reims sot në Ligë 1, i cili fillon në orën 15:00, raporton Gazeta Express.

Anësorit të ekipit kombëtar të Kosovës iu deshën tri paraqitje të shkurtra nga banka rezervë për ta regjistruar asistin e parë, i cili ishte i shkëlqyer në triumfin e Reims 2:0 kundër Rennes fundjavën e kaluar në Ligë 1.

FIDANISHTJA

Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje

Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 23-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille dhe 6 kundër Toulouse. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.