Arbër Zeneli paralajmëron Malin e Zi dhe Bullgarinë me një status në rrjetet sociale
Arbër Zeneli është më se i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për kampionatin evropian “Euro 2020” gjatë këtij muaji.
Fillimisht, më 7 qershor “Dardanët” përballen me Malin e Zi, ndërsa tre ditë më vonë me Bullgarinë, raporton Zëri.info.
Futbollisti nga Mitrovica, Arbër Zeneli para grumbullimit me Kosovën ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale.
“Të gjithë sytë te Kosova”, ka shkruar futbollisti i Reims në Instagram.
Ndryshe, me Reims, Zeneli e mbylli edicionin e kaluar me tre gola dhe tre asistime./Zëri.info


