ARKATANA

Arbër Zeneli: Ndaj Suedisë luajmë vetëm për tri pikë, jam i lumtur që do të luajë ndaj tyre dhe idhullit tim Ibrahimovic

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në ndeshjen hapëse për në të vlefshme për Grupin B.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e shtunë) ka folur edhe Zeneli, i cili në të kaluarën luante për ekipet e moshave të Suedisë.

“Kemi folur për këtë lojë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Suedia është shumë e fortë dhe e kanë sjell edhe një lojtar klasi botëror sikurse Zlatan Ibrahimovic. Por, ne jemi këtu për tri pikë dhe të shohim se çka po ndodhë”, ka thënë fillimisht Zeneli në konferencë për shtyp.

United Hospital

“Normal që është një ndeshje speciale për mu sepse kom luajtur për Suedinë prej që jam 15 vjeç, por unë shikoj veç për fitore dhe e kom gjet mënyrën time për me luajtur. Ne shkojmë në këtë ndeshje vetë për tre pikë”.

Tutje, sulmuesi i Kosovës u pyet a është i lumtur që do të përballet me Ibrahimovicin.

“Po edhe jo. Ai është një lojtar tejet i mirë, tani ka 39 vjet dhe luan si të ketë 22. Jam i lumtur që Ibrahimovic po luan, ai ka hapur shumë dyer në Suedi për ne lojtarët e ri që kemi filluar karrierën atje”.

“Është një mundësi e mirë. Kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë. Ibra është idhull për mua”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.