Arbër Zeneli me super lajm nga Holanda
Arbër Zeneli me skuadrën e tij holandeze, Heerenveen, ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Holandës, shkruan Infokusi.com.
Heerenveeni e ka mposhtur si mysafir skuadrën e Eindhoven FC me rezultat të ngushtë 2:1.
Zeneli ka qenë në fushë nga minuta e parë dhe e ka ndihmuar skuadrën për të kaluar tutje.
Ndryshe, Arbër Zeneli është shënuesi më i mirë i Heerenveenit në kampionatin holandez me 5 gola të shënuara deri me tani.


