Eko Higjiena

Arbër Vllahiu nuk e deshi përgjegjësinë për dështimet publike të presidentes

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Personi kyç i angazhuar për krijimin e marrëdhënieve publike të presidentes së shtetit, Atifete Jahjaga, dhe këshillimin e saj në këtë fushë, Arbër Vllahiu, nuk do që t’i shohë më gazetat në zyrën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

E as të pranojë bartjen e përgjegjësisë për dështimet e njëpasnjëshme të presidentes në paraqitjes e saj publike.

Për t’u liruar nga këto përgjegjësi, Vllahiu më 14 shtator të këtij viti ka dorëzuar dorëheqjen e tij, të aprovuar tashmë, nga pozita e zëdhënësit të presidentes, si dhe këshilltarit të saj për media.

Mobi Casa

Ai do të vazhdojë të mbesë shef i stafit të saj dhe këshilltar i lartë politik, por me disa kërkesa.

Përveç asaj që të mos i dorëzohet më shtypi ditor në zyrë, me arsyetimin se “është shpenzim koti”, siç ka treguar një burim brenda Presidencës, Vllahiu ka kërkuar po ashtu që të mos marrë pjesë në udhëtimet zyrtare të presidentes.

http://koha.net/?id=27&l=77318

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.