KKVITI

Arbër Vllahiu: Në zyrën e Presidentes nuk ka arritur asnjë emër për shef të AKI-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sipas pikës 5.3 të Nenit 5 të Ligjit për AKI-në, Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Sot bëhen saktësisht 17 ditë prej se Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë ka mbetur pa drejtorin të përgjithshëm. Më 16 janr ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje që erdhi të cilën edhe sot e kësaj dite spekulohet për arsyen e kësaj dorëheqje.

Paraprakisht, dorëheqjes së Smakajt i paraprinë një mori skandalesh të shumta. Dorëheqja e Smakajt ishte deponuar edhe në zyrën e Presidentes së Kosovës, e cila bashkë me kryeministrin Mustafa kishin vlerësuar punën gjashtë vjeçare të z.Smakajt në themelimin dhe ndërtimin e AKI-së dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

E që nga kjo kohë kur Bashkim Smakaj dha dorëheqje, janë përmendur emra të ndyshëm që do të vijnë në krye të AKI-së, por deri tash zyrtarisht asnjë emër nuk është dërguar në zyrën e Presidentes.

Mobi Casa

Këshilltari për media i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu në një dekalratë për “Botapress” tha se përzgjedhja e drejtorit është në proces dhe se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese.

“Përzgjedhja e drejtorit të ri të AKI-së është ende në proces e sipër dhe Presidentja në bashkërendim me Kryeministrin e Kosovës do ta bëjnë emërimin e ri në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore dhe në zbatim të plotë të kuadrit kushtetues”, tha Vllahiu për “Botapress”.
Deri më tash në medie janë përmendur disa emra të ndryshëm që do mund të vijnë në krye të këtij Agjencioni, por më i besueshmi del të jetë ai i Edon Myftarit, i cili gjatë kohës së qeverisjes së Mustafës në Prishtinë ka qenë këshillar, e më pas edhe drejtor i Administratës komunale.

Veç z. Myftari është përfolur edhe emri i sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani. Ky i fundit në legjislaturën e kaluar ka qenë anëtar I Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. /Indeksonline/