UBT

Arbër Morina merr timonin e Kirurgjisë në Gjilan: “Do të bëjmë revolucion duke kthyer besimin e pacientëve me punë profesionale dhe përkushtim”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arbër Morina është caktuar ushtrues detyre në repartin e kirurgjisë në Gjilan. Pos nivelit të tij profesional me një përvojë të gjatë në fushën e kirurgjisë, Arbëri shquhet për disiplinë dhe angazhim maksimal në punë. Eshtë i plagosur në Koshare dhe premtimi i tij është se Kirurgjia në Gjilan do të ndryshojë. “Thjeshtë do të bëjmë revolucion dhe në këtë rrugë ua kam ofruar të gjithëve dorën e bashkëpunimit: shprehet ai për rajonipress.

Është kthyer nga Zvicra për të vazhduar profesionin prej kirurgut të aftë e të ngritur dhe shpreson shumë që me angazhim profesional, përgjegjësi e disiplinë ta kthejë namin e kirurgjisë duke hequr të gjitha barrierat që janë krijuar ndaj mjekësisë kosovare dhe në veçanti ndaj kirurgëve.

Arbë r Morina ka një përvojë mbi 17 vjeçare në Kirurgji duke shërbyer në QKUK në Prishtinë dhe tani e pret një punë e madhe në repartin e kirurgjisë në Gjilan.
“Do të bëjmë revolucion dhe do të punojmë natë e ditë që ta kthejmë besimin tek pacientë t tanë, ta kthejmë besimin tek të gjithë ata që kanë dilema e dyshime në shëndetësinë kosovare. Kemi staf dhe kemi kirurg të mirë me të cilët do të punojmë që asnjë pacient mos të pres për operim, e mos të flas për vonesa e dhënie mitoje apo diçka tjetër. Të gjitha dukuritë negative dhe devijante që kanë mundur të jenë të pranishme në këtë repart, tash e tutje nuk do të ekzistojnë|” shprehet me besim të plotë doktor Arbëri.

Eco Higjiena

Arbë r Morina thotë se është pritur mirë nga kolegët në Gjilan dhe pret prej tyre që të jenë operues edhe në punë sepse pacienti është gjithçka për ne.
“E di që është një rrugë e gjatë dhe jo fort e lehtë, por unë kam besim të plotë që do të kemi sukses sepse mision imi është korrektësia dhe që çdo operim që kryhet në rajon të kryhet edhe në spitalin e Gjilanit. Kemi salla të mira dhe aparaturë gjithashtu, ndërsa repartet dhe infrastruktura janë në gjendje të rënduar, por ajo është çështje e menaxhimit” shton Morina.

Kirurgu i rreptë në punë dhe i rreptë edhe në qëndrim, ndryshe e ka lënë Zvicrën sepse siç thotë ai duhej të fillonte nga e para për të punuar si kirurg.

“Jam plagosur në luftën e Koshares më 21 maj 1999 dhe kam qëndruar për 45 ditë në Tiranë pa vetëdije, më vonë atje përfundova studimet e Mjekësisë për të vazhduar në Prishtinë specializimin” thotë Arbër Morina ndryshe nip i Sherif Maliqit ose siç e njohin të gjithë si Sherif Malisheva, një i burgosur dhe i torturuar nëpër burgjet serbe, një shqiptar i madh dhe patriot kombëtar, e atdhetar i paepur për liri të shqiptarëve./rajonipress/