RCCOLA

Arbër Ismajli ka një porosi shumë serioze për Qeverinë në ikje, kujdes me gastronomët dhe bizneset

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit. Ministria e Shëndetësisë, nuk duhet t’i pengojë edhe më tutje gastronomët, bizneset dhe qytetarët, sidomos pas gjendjes shkatërruese socio-ekonomike nga pandemia. Politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj këtyre kategorive, e sidomos ndaj gastronomëve, sepse presioni i bizneseve dhe qytetarëve është akumuluar pas grumbullimeve të thirrura nga vetë grupet politike nëpër fushatë ka shkruar Arbër Ismajli.

Mobi Casa

“Durimit i ka ardhur fundi, dhe gastronomët, qytetarët dhe bizneset nuk presin më gjatë. Presioni ndaj qytetarëve përkthehet në presion ndaj qeverisë. Është momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili është një hap para falimentimit” ka shkruar Ismajli./rajonipress/