RCCOLA

Arbër Ismajlin e lavdërojnë për punën e palodhshme në teren, i thurin edhe poezi

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Arbër Ismajli duke qen në çdo cep të Gjilanit me rrethinë, duke bashkëjetuar çdo ditë me hallet dhe preokupimet e qytetarëve dhe duke qen edhe vet iniciator dhe përkrahës i shumë aksioneve, në mesin e qytetarëve dhe të njerëzve punëtor e të sinqertë ka marrë përkrahje. Madje Agron Murseli një punëtor krahu në “Eco – Higjiena” i ka kushtuar edhe poezi gjestit të madh të Arbër Ismajlit duke e cilësuar edhe si njeriu i shekullit

Agron Murseli është njëri nga punëtorët e rrallë që mund ta ketë një qytet, një punëtor pa fjalë, që punon kurrë pa u ndalur dhe që fatmirësisht ai shkruan shpesh edhe për tema të ndryshme vetëdijësuese sidomos kur është në pyetje ambienti dhe mbrojtja e natyrës.

Agron Murseli meq vet është dashamirë i punës, e ka spikatur punën e Arbër Ismajlit, i cili pothuajse është çdo ditë në teren në përkrahje të aksioneve qytetare.

“Sot isha afër me nënkryetarin e Gjilanit dhe mu dha rasti për me pa nga afër njeriun e shekullit që s’din lodhje as edhe një moment nuk u ndal tërë kohën qè e kishin në at lagje t’Gjilanit duke pastru në çdo cep dhe mbjell drunjë për tu dukur pastërt dhe bukur Arbëri edhe pse agjërueshëm po vazhdon të mos ndalet ton ditën kudo në komunën e Gjilanit” ka shkruar Agron Murseli derisa i ka kushtuar edhe një poezi Arbërit./rajonipress/

Librin edhe lapsin, i kam miq t’vërtet
Kur lexoj dhe shkruaj nuk po ndihem vet
Zemra kur më mbushet me mall e mërzi
Shkronjat që i rradhiti m’japin qetësi

Uji Dea

Po e marr guximin se shumë jam vanu
Nënkryetar Arbërit një poezi me ja kushtu
Ditë që ka fal Zoti n’mendje i troket
Si me kontribu për komunën e vet

Me ja numra t’mirat do dalin si shumë
Sikur mu mundu me ndal donjë lum
K’to vepra t’mira bëhen me vullnet
Shumë është i thjesht po krejt shërbet

Ma mirë me mar shembull se me pas inati
Eja ta provojmë edhe ne diçka të japmi
Jo veq me fol prej shpis e me ofendu
Po të përvjelmi edhe ne diçka me punu

T’lumt na që t’kemi o Arbër Ismajli
Çdo punè vullnetare ti po je i pari
Lutemi për ty dhe jemi shumë krenar
Çdo qyteti i duhet si ti një Kryetar
A.M