Arbër Ismajlin e gozhdojnë komentuesit: Ose ndrysho qasjen ose përndryshe, shumë shpejt do të harrohesh edhe si emër
Gjilan – Edhe pse Arbër Ismajli e bëri një fushatë të moderuar me mungesë të buxhetit dhe me përkrahje të kufizuar nga vet LDK-ja, stilin e tij dhe qasjen moderne nuk e deshti turma, e cila kërkon të ofendosh rivalin, ta fyesh, ta demoralizosh, të shpikësh kundër tij, elemente këto që Arbëri nuk i kishte, e që fatkeqësisht sërish fitoi turma e trazuar. E komentuesit e sugjerojnë Arbërin ta ndërrojë komplet strategjinë në politikë, nëse dëshiron të mbetet edhe më tutje në garë.
Disa nga komentuesit që ndodhen në faqen e Arbër Ismajlit.
Lulzim Behxheti ka shkruar: Arbër, duhesh me fillu me ndryshua qasjen për opozitarizem, me qene figura e rezistencës dhe e përballjes me fruthin e kuq që e ka kaplua Gjilanin. Merr shembull Përparimin se jam i bindur se me qasje të tillë do ta kesh mbi gjysmën e Gjilanit mas veti. Mere guximin me ba Mejdan Gjilanin, se ndryshe s’largohen t’kuqtit.
Luciano Nehat ka shkruar: Sa të jesh nën ombrellën e Lumir dështakut dhe kësaj LDK je pa vizion me vjen keq Arbër R. Ismajli po fitore s`ka për ty në Gjilan……por thell jam i bindur që kjo kaste e dështuar e LDK do të ndërrohet kismet në fillim të vitit tjetër dhe t`i do jesh i fortë si guri për zgjedhjet e ardhshme ….respekt njeri i mirë dhe i mençur.
Pajtim Halili ka shkruar: I nderuar Arbër, do të kisha sugjeruar të mos bësh shkrime të tilla sepse nuk të përshtaten ty. E dimë saktë se si ka rrjedhur puna me buxhetin. Mos i merr përsipër gabimet e të tjerëve, sidomos kur ata që kanë dhënë urdhrin për të mos u votuar buxheti nuk po reagojnë fare.
E dini shumë mirë që u desh të votohej në kohë dhe të mos vonohej, e pastaj as në parlament nuk u votua , duke e ditur që do vinte kjo ditë. Ti, si kandidat, është dashur të ngresh zërin për votimin, sepse pikërisht qyteti yt është goditur drejtpërdrejt nga ky vendim politik.
Për respekt, po të sugjeroj të ndryshosh strategji nëse dëshiron të arrish në politikë. Përndryshe, shumë shpejt do të harrohesh edhe si emër.
Arsim Shkodra shkroi:
Arbër të çmoj shumë edhe pse je më i ri se unë
Ju e kishit fituar Gjilanin sigurt
Por , votat t ‘i Ka humbur , …
Durim, puno dhe të ardhmen për Kryeministër kandidohu.


