GRANDEMALL

Arbër Ismajli viziton FC Drita në stërvitje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sot ka vizituar klubin e Dritës në stërvitje. Nënkryetari Ismajli ka uruar për rikthimin në stërvitje skuadrën e Dritës.

Në faqen e tij në ‘facebook’, Ismajli ka shkruar:

UBT

Të dashur qytetarë,
Është krenari dhe emocion i veçantë të jesh afër këtyre lojtarëve të cilët shënuan historinë. Së bashku me Taulantin dhe Onurin, dy adhuruesit e zjarrtë të klubit bardhë e kaltër, vizituam nga afër ekipin e FC Drita.
Këta djemë me përplot energji dhe vullnet, rifilluan aktivitetet e tyre fizike, me qëllim që të jenë të gatshëm të marrin pjesë në garat e ardhshme sportive.
Pavarësisht, situatës së krijuar, dhe, pamundësisë së deri tashme për t’i ushtruar aktivitetet e tyre sportive, ata tashmë iu janë rikthyer fushës së gjelbërt për të qenë të gatshëm të jenë koherent në zhvillimet e procedurave ushtrimore.
Kjo ekipë veçohet për historinë, traditën, kulturën dhe e mbi të gjitha interesimin e madh tek qytetarët për këtë klub.
Drita, ka arritur të shpërfaq vlerë dhe seriozitet në arritjet e tyre, duke triumfuar në arenën vendore, duke u shpallur disa herë kampion, e sidomos, me arritjet e saja kualifikuese në garat ndërkombëtare, duke e bërë historinë e klubeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Vlenë të theksohet edhe epoka e viteve të 90-ta, kur kjo ekipë ishte udhëhequr nga Selami Osmani – BEZI, i cili për 15 vite rreshtazi, i cili arriti t’i dridhë të gjitha ekipet tjera kosovare, falë lojtarëve të cilët i sillte për të luajtur në këtë ekipë. Nën drejtimin e tij, FC Drita, arriti të jetë kampion e nënkampion, duke arritur edhe shumë triumfe tjera.
Kjo ekipë, edhe aktualisht, falë drejtorit të përgjithshëm të FC Drita, Feti Murseli, dhe, Valon Zymberi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm, po menaxhohet suksesshëm, duke bërë investime serioze, dhe, duke arritur të krijojnë vlera e rezultate në fushën e gjelbërt.
Ekipet gjilanase, po luajnë rol konstruktiv dhe shpresëdhënës, në Superligën e Kosovës, duke na bërë krenar dhe sa më të përfaqësuar.
Qytetarët e Gjilanit janë prapa këtyre dy ekipeve të cilat bartin epitetin e një emri të përbashkët, e ai është emri, skuadra nga Komuna e Gjilanit.
Djema, faleminderit që na bëni krenar, aty ku gjithmonë shkelë këmba e juaj!
#bashkeiadalim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.