Arbër Ismajli udhëheq kabinetin e Lutfi Hazirit

Gjilan – Arbër Ismajli është vetëm 32 vjeçar dhe me një përvojë të mirë në jetën politike. Për rajonipress thotë se ka hyrë në këtë pozitë me të vetmin motiv se Gjilani dhe qytetarët e saj meritojnë një qeverisje më të mirë. Lutfi Hazirin thotë se adhuron për shkak të përvojës së mirë politike dhe hapave të tij të sigurt që po ecë në jetën institucionale në Kosovë.
Shumë të rinj do ia kishin zili pozitës që ka aktualisht Arbër Ismajli. I treguar i suksesshëm në biznes dhe në jetën politike për të cilën thotë se është angazhuar që nga viti 1997, tashmë Arbër Ismajli që nga e shtuna edhe zyrtarisht është caktuar shef i kabinetit të Lutfi Hazirit, raporton rajonipress.
Ismajli i cili ka të kryer Fakultetin Juridik dhe rrjedhë prej një familje të edukuar e arsimuar thotë se jeta e tij politike nis që nga viti 1997 kur ishte angazhuar në Forumin e Rinisë së LDK-së, ku edhe ishte nënkryetar i saj.
Arbër Ismajli thotë se ka vetëm një motiv pse ka hyrë në jetën institucionale dhe pse e ka përkrahur vazhdimisht Lutfi Hazirin. “Motivi im i vetëm është që qytetarëve të Gjilanit t`i ofrojmë një qeverisje më të mirë. Gjilani dhe qytetarët e saj meritojnë një jetë më të mirë. E kam përkrahur Lutfi Hazirin sepse ai është një menaxher i mirë dhe një politikan që ka ecur dhe po ecë suksesshëm majave të jetës politike dhe institucionale në Kosovë” tha Ismajli.
Sipas Ismajlit, Lutfi Haziri gjithmonë ka pasur një qasje më pozitive dhe më të avancuar për rininë dhe integrimin e saj.
Ndërsa kur flet për pozitën e re që tani e ka marrë thotë se kabineti i Lutfi Hazirit do të jetë i hapur për të gjithë.”Do të jemi transparent dhe bashkëpunues me të gjitha grupet e interesit në Gjilan. Mediet, shoqëria civile dhe të gjitha OJQ-të do të kenë qasje të plotë dhe do të jenë bashkëpjesëmarrës të të gjitha vendimeve tona të rëndësishme për Gjilanin” tha Ismajli.
Ndryshe ,Arbër Ismajli të shtunën në kuadër të emërimeve të mëdha që bëri Lutfi Haziri e ka emëruar atë për shef të Kabinetit sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila vije në bazë të ligjit për qeverisje lokale./rajonipress/