Eko Higjiena

Arbër Ismajli thotë se është ende herët të flitet për kandidatin e LDK-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Arbër Ismajli ka demantuar rrjetet sociale se ai është kandidati i vetëm për kryetar të degës së LDK-së në Gjilan. Janë lajme të rrejshme dhe nuk e di interes i kujt është që të shkruhet pa më kontaktuar fare tha Ismajli.

Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit ka demantuar zërat se ai është kandidati i vetëm për degën e LDK-së në Gjilan.”Ë para është ende herët të flitet për kandidatin e LDK-së në Gjilan dhe e dyta nuk e kam të qartë interes i kujt është që të shkruhet në këtë formë, pa më kontaktuar fare” tha Ismajli për rajonipress.

Uji Dea

Ismajli tha se gjithçka që do të vendoset në këtë drejtim, do të bëhet në harmoni dhe në koordinim me interesin e LDK-së së Gjilanit dhe në pajtim dhe në harmoni të plotë me Lutfi Hazirin.”Gjithçka që flitet para se të vendoset nga organet e larta të vendimmarrjes në LDK është thjesht spekulim” tha shkurt Ismajli./rajonipress/