Arbër Ismajli: Të zhveshët nga loja e dreqit Rexhep Kadriu, o me ne, o me ata?
Gjilan – Janë dy figura të rëndësishme në LDK që po e kundërshtojnë fuqishëm koalicionin LDK – AAK. Pas Arben Mehmetit edhe Arbër Ismajli është kategorik që koalicioni me AAK të prishet sepse kështu e dëmton tej mase LDK. Është e pandershme që të qëndrosh në pushtet në Gjilan dhe t`i shfrytëzosh të gjitha benificionet e këtij pushteti, madje dhe të shfrytëzosh këtë koalicion për të pasur edhe aderime dhe në fund të dalësh e të protestosh kundër këtij pushtetit. Të dyjat nuk shkojnë bashkë” shprehet Arbër Ismajli.
Arbër Ismajli shef i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe pjesë e kryesisë së LDK-së në Gjilan vazhdon ta forcojë mendimin tij se koalicioni LDK – AAK nuk po funksionin në favor të partisë më të madhe në Gjilan raporton rajonipress.
Madje sipas Ismajlit LDK-ja vetëm sa po dëmtohet edhe më shumë nga afria me AAK në Gjilan. “Ky koalicion më së paku i bënë nder LDK-së. Është e pandershme që të qëndrosh në pushtet në Gjilan dhe t`i shfrytëzosh të gjitha benificionet e këtij pushteti, madje dhe të shfrytëzosh këtë koalicion për të pasur edhe aderime dhe në fund të dalësh e të protestosh kundër këtij pushtetit. Të dyjat nuk shkojnë bashkë” shprehet Ismajli.
“Mendimi im personal është që nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu duhet të zhveshet prej lojës së dreqit. Ose duhet të jetë me Qeverinë dhe ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik ose duhet të japi dorëheqje dhe t`i përkushtohet opozitës për idealin e tij. Nuk pranon më qytetari politikë me dy standarde. Bile unë do i kërkojë falje publike nëse ai dhe ekipa e tij largohen nga pushteti dhe i bashkohen opozitës së bashkuar” tha Ismajli./rajonipress/


