FITORJA

Arbër Ismajli: Të gjithë ne që pretendojmë të jemi Brezi i Republikës, duhet ta ndjekim shembullin e Ibrahim Rugovës

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Historinë e vuajtjes e të sakrificës, të organizimit dhe mobilizimit, të krijimit të identitetit tonë politik dhe shtetëror, të pavarur dhe të vendosur për liri e pavarësi! Pavarësi me të cilën identifikohet arkitekti i Republikës, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai të cilin e kujtojmë dhe e nderojmë si njeri të paqes dhe qëndresës kombëtare. E kujtojmë si njeriun e urtë të dashur, njeri të vendosur dhe këmbëngulës për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, aspiratat tona kombëtare mbesin të pandryshuara: e drejta për bashkimin kombëtar!”, ka thënë Arbër Ismajli.

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2020”, në Gjilan, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur Akademi Përkujtimore në përvjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në të cilën pos ish-bashkëpunëtorëve të tij të dikurshëm të ngushtë, kanë marrë pjesë edhe anëtarë të familjes Rugova.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se ky muaj, muaji i Flakës së Janarit, evokon edhe historinë e Kosovës.

“Historinë e vuajtjes e të sakrificës, të organizimit dhe mobilizimit, të krijimit të identitetit tonë politik dhe shtetëror, të pavarur dhe të vendosur për liri e pavarësi! Pavarësi me të cilën identifikohet arkitekti i Republikës, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai të cilin e kujtojmë dhe e nderojmë si njeri të paqes dhe qëndresës kombëtare. E kujtojmë si njeriun e urtë të dashur, njeri të vendosur dhe këmbëngulës për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, aspiratat tona kombëtare mbesin të pandryshuara: e drejta për bashkimin kombëtar!”, ka thënë Ismajli.

Ismajli tha se Rugova është shquar si një studiuesi të zellshëm i kritikës dhe estetikës, mbase nga më të mirët që pati vendi, lideri më i mirë, duke u vlerësuar gjithandej se Presidenti Ibrahim Rugova, ishte nga intelektualët më të mëdhenj të kombit, andej dhe këndej Drinit.

Fundamenti

“Presidenti Rugova ishte fjalëpakë, por i mençur e parimor. Andaj, të gjithë ne që pretendojmë të jemi Brezi i Republikës, duhet ta ndjekim shembullin e tij. Me pak fjalë, por me shumë punë e me nder, në mënyrë që të zhvillojmë pavarësinë e brezave para nesh, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit, të prirë nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. Pishtari pa të cilin historia jonë e tanishme do të ishte krejt ndryshe”, tha Arbër Ismajli, që evokoi edhe takimin e tij me presidentin Rugova, dashurinë që ai kishte për Gjilanin dhe njerëzit e tij, për vizionin e Rugovës dhe porosinë e tij për ndërtimin dhe konsolidimin e vendit.

Daut Bislimi, ish-bashkëveprimtarë i dr. Rugovës në Institutin Albanologjik të Kosovës, është paraqitur me një kumtesë të titulluar “IBRAHIM RUGOVA – një Kristal në themelet e pavarësisë së Kosovës”, në të cilën ai ka shpalosur hollësi për presidentin historik të Kosovës, që nga pamja e sjelljet e tij deri te puna e tij shkencore e deri te njeriu vizionar.

Duke kapërcyer nëpër kohë, në të cilën punoi e veproi dr. Ibrahim Rugova, dr. Daut Bislimi është ndalë te interesimet e presidentit historik për fatin e të parëve të tij, për Rugovën studiues i shquar për veprat e Pjetër Bogdanit e të kritikës letrare, por edhe për inkuadrimin e tij të guximshëm në politikën kosovare, për qëndrimin e tij politik, filozofinë tij politike, durimin e tij e karakterin prej trimi, i fjalëve të buta e i argumenteve të forta. Rugova do të mbetet në mend si arkitekti i pavarësisë së Kosovës, si autor i ikonave të Dardanisë, himni e flamuri dardan, kurse se sa ai ishte i dashur për popullatën dëshmon kortezhi i pafund me rastin e vdekjes së tij më 21 janar 2006.

“Dr. Ibrahim Rugova bëri që atdheu i tij të njihet në spektrin ndërkombëtar, i dha dinjitet vendit, pasuroi gjuhën e popullit të vet, ishte humanist i shquar, reformator energjik, një enciklopedi brilante. Ai ishte apostulli i Shqipërisë, që rrezatoi në qiellin tonë si meteor që ka shkëlqimin e përjetshëm prapa”, tha ndër të tjera Daut Bislimi.

Në këtë akademi është dhënë edhe një program i pasur me këngë solistike, korale dhe instrumentale, të përgatitura nga Kori dhe artistët e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.