Uji Dea

Arbër Ismajli takon zyrtarët e FC Drita dhe i’u uron titullin e kampionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i komunës së Gjilanit, z.Arbër Ismajli, ka pritur në takim dy zyrtarët e FC Dritës, Feti Murselin dhe Valon Zymberin, ku ju ka uruar titullin e kampionit dhe ju ka uruar suksese në garat evropiane.

Në postimin e tij në ‘facebook’, Arbër Ismajli, ka shkruar.

Të dashur qytetarë,

RCCOLA

Kënaqësi dhe nder i veçantë të takojë, Fetin dhe Valonin, dy udhëheqësit e kampionit të Superligës së Kosovës, FC Drita. I urova përzemërsisht për titullin e tretë të kampionit të Superligës. Kjo ekipë, bashkë me menaxhmentin e saj, arritën të shpërfaqin përplot vlera dhe luftë për suksese brenda fushës së gjelbërt. Rrëmbimi i titullit kampion e bënë Gjilanin kryeqytet të sportit dhe kulturës. Gjithashtu, urova që FC Drita të ketë suksese edhe në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve. Qyteti i Gjilanit ndjehet me shumë fat për dy skuadra të cilat na japin përplot emocione dhe për shkaktimin e derbit më të madh në rajon. Njëkohësisht, urime titulli edhe për Intelektualët, një tifozëri e zjarrtë, e cila brenda saj ka përplot organizim, brohoritje dhe ngjallnim të ndjenjave të futbolldashësve.

Përgjithmonë, faleminderit FC Drita!