Arbër Ismajli takon nëndegët në Blinaja, Kravaricë, Gumnishtë e Cërrnicë

Gjilan – Këto anë çdoherë kanë ofruar potencial njerëzor e intelektual për përfaqësimin e zërit qytetarë. Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë për të arritur më të mirën e mundshme për qytetarët. Me durim, angazhim, përpjekje e besim, do të jemi pranë qytetarëve për rikonfirmimin e madh i cili pritet të vije ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Vizitat e sotme në nëndegët në Blinaja, Kravaricë, Gumnisht, dhe Cernicë, rikonfirmuan edhe njëherë mbështetjen dhe gatishmërinë e madhe për t’iu prirë procesit të ardhshëm për vazhdimin e qeverisjes së LDK-së në Gjilan, konsolidimin e brendshëm për një kandidatë të përbashkët për kryetar, dhe kandidatët potencial më të mirë për asamble komunale.

Këto anë çdoherë kanë ofruar potencial njerëzor e intelektual për përfaqësimin e zërit qytetarë. Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë për të arritur më të mirën e mundshme për qytetarët. Me durim, angazhim, përpjekje e besim, do të jemi pranë qytetarëve për rikonfirmimin e madh i cili pritet të vije.
#bashkeiadalim

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS